Ditën e sotme (3 shkurt) vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug të vendit.
Sipas SHMU-së, gjatë ditës e kryesisht në mesditë e pasdite, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes ka ndërprerje të reshjeve.
Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje bie borë me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim nga verilindja në jugperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare në jug, në pjesën e parë të ditës, hera-herës era kapi shpejtësi deri 10 m/s.