Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Sipas Shërbimit Meteoroligjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut të herëpashershme e me intensitet kryesisht të ulët, nisën të ishin prezentë që në orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, përgjatë vijës bregdetare.
Gjatë ditës, reshjet e shiut me intensitet të ulët prekin pjesën më të madhe të territorit, shtrëngata afatshkurtra në zonën perëndimore. Në orët e mbrëmjes humbasin territor duke mbetur prezentë në zonën e jugperëndimit, me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metra në verilindje e në lartësinë mbi 900-1000 metra në lindje-juglindje bien reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri 15 m/s
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 2-4 ballë.