Aktualitet

Mot relativisht i mirë e reshje të izoluara!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare, përqendruar  në relievet malore në veri e lindje.

Në orët e mesditës e pasdite, vranësirat e dendura në relievet malore në veri shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formë pikash.

Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht asaj jugperëndimore e zonave luginore, hera-herës, era arrin shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 1-3 ballë.

Temperaturat variojnë minus 1-19 gradë Celsius.