Aktualitet

Moti sot, vranësira e shtrëngata!

Ditën e sotme, vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti është me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit e në relievet malore, shtrëngata afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, prej orëve të mesditës e pasdite, reshjet e shiut bëhen me intensitet kryesisht të ulët, humbasin territor duke mbetur prezent në relievet malore dhe deri në ndërprerjen graduale.

Në zonën e Alpeve e në relievet e larta malore mbi 1000-1100 metër në verilindje-juglindje ka reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era fryn në drejtimin verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore, fiton shpejtësi deri 10 m/s.