Një studim i ri ka zbuluar se gratë midis moshës 20 dhe 59 vjeç që bënin seks më pak se një herë në javë kishin një probabilitet 70% më të lartë për të vdekur nga çdo shkak brenda pesë viteve, në krahasim me ato që kishin aktivitet seksual më shpesh se një herë në javë.
Studimi, i realizuar nga studiues mjekësorë në Universitetin Walden në Pensilvani, tregon se gratë që kishin seks më shpesh kishin nivele më të ulëta të një proteine që lidhet me inflamacionin, e cila mund të shkaktojë dëmtim në qeliza dhe organe të shëndetshme.
Për të realizuar studimin, u përdorën të dhënat e një sondazhi të madh kombëtar, të mbledhura nga Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), që përfshinin informacione mbi depresionin, obezitetin dhe aktivitetin seksual të 14,542 individëve, duke përfshirë 95% që bëjnë seks më shumë se 12 herë në vit, dhe 38% që e bënin atë një herë në javë ose më shpesh.
Edhe pse studimi përfshiu gjithashtu meshkuj, nuk u gjetën ndryshime të dukshme për ta. Studiuesit arritën në përfundimin se “ka përfitime për gratë që të bëjnë seks më shumë se një herë në javë”.