Art & Kulturë

Mustafa: Nga filmi ”Shok”, bota njohu dhe çmoi Kosovën

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehet krenar për përfaqësimin e filmit kosovar “Shok” në ndarjen e çmimeve Oskar, mbrëmjen e djeshme. “Filmi Shok  i bëri Kosovës shumë shokë. Bota njohu dhe çmoi Kosovën për çka është. Një vend i mrekullueshëm, i njerëzve të talentuar. Faleminderit që i bëtë emër të mirë Kosovës”, thekson Mustafa në mesazhin e tij.