NASA lançon sot një prej sipërmarrjeve më të guximshme në historinë e saj: dërgimin e Sondës “Parker” shumë pranë Diellit. Agjencia Amerikane e Hapësirës ka punuar që ajo t’iu mbijetojë temperaturave mbi 1 mijë Gradë Celcius. Një raketë e madhe “Delta” do ta dërgojë “Parker”-in në brendësi të sistemit diellor. Llogaritet që në 7 vjet, sonda të kryejë 24 fluturime rreth yllit më të madh të sistemit tonë.