Bota

NASA nis misionin për eksplorimin e Diellit

Pas dështimit të djeshëm për shkak të kushteve të motit, NASA nisi misionin për të dërguar sa më pranë Diellit, satelitin “Parker Solar”, objekti më i shpejtë i ndërtuar nga njeriu.  Raketa që e mban u lançua nga Cape Canaveral e Floridës. Agjencia Amerikane e Hapësirës synon që në 7 vjet, “Parker” të bëjë 24 rrotullime rreth Diellit, që të studiojë kurorën e tij, nga ku e kanë origjinën shumë aktivitete të rëndësishme, me ndikim në Tokë. Sonda lëviz me shpejtësi 690 mijë km në orë.