“Game of Throns” dhe “Veep” hyjnë në historinë e ndarjes së çmimeve Emmy, të njohur ndryshe si Oskarët e televizionit. Në ceremoninë e zhvilluar në Los Anxhelos, saga “Game of Thrones” siguroi 12 statuja për teknikën, por aktorët dolën duarbosh. Ndërkaq, ashtu si vitin e kaluar, satira politike “Veep” u vlerësua seriali më i mirë komik dhe zuri vend në Panteonin e çmimeve “Emmy”.