Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare “Artistja e Merituar”, aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani. Nesër nga ora 12:00 deri në 14:00 do të zhvillohen homazhe në ambientet e teatrit Metropol në kryeqytet. Melpomeni Çobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2 mijë e 500 role në teatër, estradë dhe film.