Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, shkrimtari i njohur hungarez, Imre Kertez, autor i romanit të famshëm “Të jesh pa fat” dhe fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2002. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Budapest pas një sëmundjeje të gjatë. Kertez ishte një hebre i mbijetuar nga kampet naziste të përqëndrimit, dhe i pari autor i hungarez i vlerësuar me çmimin Nobel.