Showbiz

Ndihmësi i Amber Heard flet kundra aktores: “Johnny Depp është i pafajshëm”

Ben King ish-ndihmësi i Amber Heard dhe Johnny Depp ka dalë në seancën gjyqsore të radhës të ish-çiftit për të zbardhur disa nga ngjarjet e dhunës.

Ai tregoi se Amber ka përdorur historinë e saj të përdhunimit në moshën 26-vjeçare për tu viktimizuar dhe për ta ndryshuar ngjarjen e rëndë sipas interesave të saj.

Ish-ndihmësi shtoi se Amber dhe Johnny ziheshin si fëmijë, por ishte aktorja hollivudiane ajo e cila nxiste konflikte gjithmonë pasi pinte arka të tëra me verë.

Sipas tij, Heard është një mashtruese e klasit të parë që mund të sajojë histori të ndryshme për të dalë e larë nga kjo situatë e për të nxjerrë fajtor yllin e “Piratët e Karaibeve”.