Në Bullgari intensifikohen protestat qytetare kundër Qeverisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që nga protestuesit akuzohen për korrupsion. Për të 16-ën ditë rradhazi, mijëra manifestues bllokuan rrugët kryesore të kryeqytetit Sofje duke rënduar trafikun. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borissov e të kryeprokurorit Ivan Ghescev, si dhe ndryshime të Kushtetutës. Pak ditë më parë, Borissov i shpëtoi një mocioni mosbesimi në Parlament e për të qetësuar situatën ndërmori ndryshime në kabinet, por protestat vazhdojnë