Në fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Rama thotë se BE nuk duhet të justifikohet për vonesat duke përmendur faktorët e tretë.
Në fund, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Bullgarisë të hapë rrugën, pasi nuk pranoi për të vendosur një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Ballkanin Perëndimor.
Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë. Do ta përmbyll, ju lutemi mos përmendni më faktorët e tretë pasi është qesharake. Nga njëra anë na thuhet se na doni. Na thonë që jeni të rëndësishëm, na thonë që një ditë do martohemi, por deri atëherë nuk do flasim. Ne nuk po flasim të bëhemi anëtarë. Kur ne të bëhemi anëtarë, Macroni do jetë duke shkruajtur kujtimet. Po flasim vetëm për bisedimet. Unë do përfitoj dhe i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutemi, ju bullgarët mos jinni kaq tipik të BE-së, bëhuni ballkanas. Hapini rrugën bisedimeve të flasim me ta. Ju mund të bëheni ballkanik, hapni rrugët. E kuptuat mesazhin – tha Rama.
Kujtojmë se në muajin qershor, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Problem në këtë proces është bërë vetoja që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut teksa nuk u pranua as ndarja e dy vendeve nga varësia e njëra-tjetrës.
Nuk kanë munguar batutat tipike të Ramës deri në momentin kur salla nuk mbante dot më të qeshurat. Ai tha se nuk ishte aty për të kërkuar lincencë europiane pasi ballkanasit janë europianë, teksa theksoi se ndryshe nga vendet e BE, në Ballkan dinë të qeshin edhe kur vuajnë.
Në një moment, teksa tregonte një histori në mënyrë popullore, kërkoi falje për faktin e të treguarit kaq ballkanik.
“Së pari më lejoni të përpiqem që t’ju jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, sepse në Ballkani ka diçka që duhet ta ruajmë fortë, që ne mund të buzëqeshim edhe kur vuajmë, çka pjesëtarët e BE nuk mund ta bëjmë, po e kam fjalën për gjermanët.
Dikush takoi një europtimist, europesuimist. E pyeti eurooptimistin cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin. Ai tha, Turqia, o të hyjë në BE ose nën presidencën e Maqedonisë ose të Shqipërisë, europesimisti sërish u pyet dhe tha, të dyja ato do të hyjnë në BE kur ta ketë presidencën Turqia.
Kështu që e kemi gjetur mënyrën për tu përballur me këtë mishërim të Samuel Beckett përmes. BE është Samuel Beckett ynë, ne po presim Godonë.
E bukura e kësaj është se Beckett mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave të ndryshme e kombëcve të ndryshme, së fundi është Bullgaria.
Ne jemi këtu për të luftuar. Pse për të luftuar? Ne nuk po kërkojmë licensë për të qenë evropianë. Ne jemi evropianë. Çfarë do të mendojnë njerëzit në BE ne jemi evropianë. Jam shumë mirënjohës Kryeministrit këtu dhe Presidentit sepse më në fund në këtë diskutim për të ardhmen e Evropës në u ftuam. Është një takim anësor, por është dramatike dhe qesharak që të shohësh BE të angazhohet për diskutime për të ardhmen e Evropës dhe ne nuk ftohemi. Së paku për mirësjellje të ndryshojnë emër. Nëse është për të ardhmen e Evropës, ne jemi Evropë.
Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor.Nëse BE do të vazhdojë kështu, natyrisht nuk do t jetë mirë për ne, por do të jetë më keq për BE.
Po them që ju përmendët në fillesë etërit themelues. Nëse do të çoheshin etërit themelues të ndiqnin, besoj se do të donin më mirë të ishin të vdekur se sa gjallë. Nuk kam provë, por do ktheheshin përmbys. Për çfarë po debatojmë? Si ai prifti në Kostandinopojë qe kur po shembeshin muret diskutonin për seksin e ëngjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik, kjo është e mira të jesh nga ballkanik në Europë, sepse nuk e humbasin humorin në tragjedi”, tha Rama.