Një 25 vjeçar u arrestua nga policia, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit, të riut iu gjet një sasi lënde e dyshuar kokainë.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.