Aktualitet

Nga 1 qershori, Mali i Zi rihap kufinjtë me Shqipërinë

Në vijim të lehtësimit të masave anti-COVID, më 1 Qershor, Mali i Zi rihap kufijtë me Shqipërinë, si dhe me Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Çekinë, Hungarinë e Greqinë. Vendimi përfshin shtetet me status të ngjashëm epidemiologjik. Mali i Zi nuk do të kërkojë teste speciale, por ka përgatitur udhëzime, me rregullore për t’u respektuar. Vendi fqinj e fitoi betejën me koronavirusin dhe u bë i pari në Europë pa raste.