Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dy nxënëse, ndalohet mësuesi në Përrenjas!

Një mësues në Përrenjas është ndaluar nga policia, i dyshuar se ngacmoi seksualisht dy nxënëse. Në prangat e bluve ra  55 vjeçari Fatmir Hoxha, i cili punonte në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe, në Përrenjas. Ndërkaq, vajzat janë nxënëse të klasës së nëntë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë ndaluan me iniciativë shtetasin F.H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues.

Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë arsimtarin të kryente veprime të papërshtatshme, me fjalë dhe madje me prekje.  Në polici, prindërit e vajzave kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ngjarjen. Po ashtu, raportohet se nga ana e mësuesit të prangosur pati një përpjekje për t’u largua nga vendi ynë.