Prishtina u trondit sot nga një akt tragjik që përfshiu stilistin e njohur kosovar, Festim Isufi. Ngjarja ndodhi në mesditë, në “Rrugën B”, ku Isufi sulmoi me thikë të dashurën e tij, Rina Maloku, dhe më pas kreu vetëvrasje.
Sipas burimeve paraprake, 34-vjeçari goditi Malokun me mjet të mprehtë, duke i shkaktuar plagë në dorë. Menjëherë pas sulmit, ai i dha fund jetës së tij në vendngjarje. Policia dhe ekipet emergjente mbërritën në kohë, duke konstatuar vdekjen e Isufit dhe duke transportuar 30-vjeçaren Maloku në spital për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, konfirmoi se hetimet janë në zhvillim dhe se po punohet për të sqaruar të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Komuniteti artistik dhe publik shqiptar kanë reaguar me trishtim të thellë ndaj kësaj humbjeje të papritur, duke kujtuar Festim Isufin si një emër të shquar në modën kosovare.