Showbiz

Nicki Minaj më në fund konfirmon shtatzëninë

Ditën e kaluar reperja e famshme Nicki Minaj ka konfirmuar shtatzëninë me anë të disa postimeve të një pas njëshme në Instagram.

Në këto foto, ylli i Chun-Li ka shfaqur për herë të parë barkun e rrumbullakët ndërkohë që shtatzënia e saj po komentohej prej muajsh.

Para pak kohësh në një intervistë për revistën “People”, 37-vjeçarja theksoi se sa shumë po e shijon martesën e saj me Kenneth Petty të cilin e konsideron si shpirt binjak.

Romanca me 41-vjeçarin ka nisur që në vitin 2018-të sakaq, ky i fundit ka një histori kriminale për abuzime seksuale.