Rajoni

Nis sot gjykimi për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot nisi procesi i gjykimit për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit të kaluar. Ndërkohë seanca gjyqësore u parapri nga një protestë ku kërkohej lirimi i protagonsitëve të dhunës nga e cila mori plagë serioze edhe politikani shqiptar Zijadin Sela. Mes të akuzuarve për ngjarjet e përgjakshme janë edhe ish-funksionarë e deputetë aktual të VMRO-DPMNE-së.