Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme brenda një kabine elektrike në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, është gjetur i pajetë nga punonjësit e OSHEE-së shtetasi me iniciale H.N.
Trupi i 40-vjeçarit është gjetur rreth orës 17:00 në një kabinë elektrike në rrugën “Bab Rexha” në kryeqytet.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas ka hyrë brenda kabinës elektrike dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë e kontaktit, 40-vjeçari ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.