Një ditë pas vdekjes së 12 emigrantëve afrikanë në një aksident rrugor në Foggia, Kryeministri Italian ishte në vendin e tragjedisë e tha se qeveria e tij po punon për politika të forta emigracioni për të shmangur edhe punësimin e paligjshëm. Giuseppe Conte u shpreh se është detyrim i shtetit që të garantojë dinjitetin e jetës dhe dinjitetin e punës. Të 12 emigrantët që humbën jetën dje punonin në fermat e zonës por ishin të paregjistruar dhe punonin në të zezë.