E ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Priftin sot ka qenë këngëtarja e njohur Gigiliola Haveriku. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e saj, karrierën muzikore, mëmësinë dhe sigurisht ka treguar më shumë për planet dhe projektet që do të sjellë shumë shpejt.
Kënga e saj “Dritë” ka qëndruar për plot 15 javë në klasifikimin e “The Top List” dhe aktualisht ndodhet në vendin e 15-të. Si do t’ja prezantonte ajo dikujt këtë këngë që e dëgjon për herë të parë?
Do ti thoja që është një krijim shpirti dhe një rrugëtim, nuk është vetëm ajo drita që unë pashë në fund të tunelit dhe pastaj kjo le të themi që është fundi i këngës. Aty unë flas për një përjetim personal ku për shumë vite kam qenë në errësirë derisa doli dikush, diçka që i dha kuptim çdo gjëje. Kuptova që ishte shumë e lehtë, nuk ishte dhe aq e vështirë drita. Të gjithë të brendshëm e kemi luftën.
Në subjektet kryesore të këngëve shpeshherë është dashuria. Për Gigliolën si ndërlidhet kjo ndjenë për një artiste si ajo? A eshtë një armë të cilën ajo e përdor apo është një pikë e dobët e cila e penalizon dhe mundohet që ta fshëhë?
Mendoj që ecin paralel me njëra-tjetrën nuk mendoj se më prish punë. Unë mendoj që shkrimet e mia më të mira i kam bërë në periudhat që unë kam qenë më keq. Kur ka qenë më e plogësht.