Celebrities Gossip Showbiz

“Një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave…”/Elton John kundër legalizimit të kanabisit!

Elton John ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj legalizimit të kanabisit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Në një intervistë për revistën Time, si pjesë e mbulimit të tyre për “Ikonën e Vitit”, këngëtari tha: “Unë vazhdoj të mbaj qëndrimin se është një substancë që krijon varësi. Të çon drejt drogave të tjera. Dhe kur je i droguar dhe unë kam qenë nuk mendon normalisht. Legalizimi i kanabisit në Amerikë dhe Kanada është një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave”. Me vite të tëra i pastër nga substancat, John ka ndihmuar artistë si Eminem dhe Robbie Williams të përballen me varësitë e tyre. Megjithatë, ai shprehu keqardhje që nuk mundi ta ndihmonte George Michael, i cili luftoi me varësinë nga droga dhe ndërroi jetë në vitin 2016.

John është nderuar së fundmi si “Ikona e Vitit 2024” nga “Time”, një titull që e merr për arritjet e tij të jashtëzakonshme në muzikë dhe ndikimin e tij në kulturën botërore. Pas një karriere të gjatë dhe të jashtëzakonshme, ku ka zhvilluar mbi 4500 koncerte, Elton John shpalli tërheqjen nga turneut në fund të vitit 2023 për shkak të një problemi shëndetësor që ka prekur shikimin e tij.

Siç mund ta dini disa prej jush, unë kam pasur probleme dhe tani kam humbur shikimin. Nuk kam qenë në gjendje ta shoh performancën, por më ka pëlqyer.

Artisti ishte në tapetin e kuq për “Djalli vishet me Prada”, një muzikal i bazuar në romanin më të shitur me po të njëjtin titull. Duke folur me ata që ishin të pranishëm në teatër për të parë këtë shfaqje, ai falenderoi bashkëshortin e tij David Furnish që i ka qëndruar afër në këto momente të vështira.

Në muajin qershor, Elton John njoftoi për herë të parë për problemin me shikimin, duke përmendur një infeksion të rrezikshëm që kishte prekur syrin e tij të djathtë. Ky infeksion kishte shkaktuar humbjen e shikimit në atë sy, një situatë që e kishte shqetësuar thellë, por këngëtari kishte qenë optimist dhe kishte nisur një trajtim mjekësor intensiv për të shpëtuar shikimin në syrit e tij të majtë.