Top Albania Radio Special

Shpat Deda ndan më shumë detaje nga albumi “Hajde n’Ballon”/ “Ky album, dallon nga albumet e mia të tjera…”

I ftuar në këtë episod tjetër të “Top Albania Radio Special” me Erma Micin dhe David Priftin ishte Shpat Deda i cili prezantoi projektin e tij më të fundit duke treguar edhe se si erdhi ideja për këtë album. Një “EP” me 5 këngë që titullohet “Hajde n’Ballon”…

Një element tjetër i rëndësishëm është procesi se si është krijuar ky album, dallon nga albumet e mia të tjera. Kur i kam shkruajtur, më pas në kitare kanë pasur një strukturë harmonike kam bërë tekstin pra kënga ka ekzistuar dhe muzika në bashkëpunim në momentin kur ka ardhur koha që të shkojmë në studio që ta krijojmë, të bëjmë orkestrimet, instrumentet e tjera. Në këtë EP unë kam pasur qejf që të ndryshoj edhe llojin e muzikës time, shumë pak ‘soundin’ tim, prandaj bashkëpunime me muzikantë e kam filluar prej fillimit. Kur i kam ftuar nuk kam pasur asnjë këngë, asnjë rresht thjesht e kam pasur vizion dhe dëshirën të bëj një album “Neo Soul”. I kam zgjedhur artistat duke e pasur parasysh që të zgjedhë artista që dinë të ‘lundrojnë’ dhe që mund të japin diçka në këtë zhaner. Detyra ime ka qenë të organizojë të gjithë këtë proces, të krijojë një hapësirë të sigurt ku secili prej artistave e ka një mundësi se ku të kontribuojë dhe të japi ide muzikore. Kemi bërë një bised të strukturuar muzikore dhe ku ngadalë kanë filluar edhe këngët të marrin formë. Pjesët instrumentale harmonike të këngës, unë me ato kam vazhduar të bëj vijat muzikore, tekstet edhe përmes provave të shumta. Këngët janë një material i strukturuar që kemi mundur edhe të luajmë.