Ka shumë dieta në dispozicion, por jo të gjitha janë efektive! Ekspertët kanë zbuluar disa dieta të cilat janë dëshmuar shkencërisht për efikasitetin e tyre. Njihuni me to:
Dieta e Perricone
Dr.Nicholas Perricone është nutricionist amerikan dhe dermatolog. Dieta e tij jua përmirëson lëkurën falë yndyrave të peshkut që e ngadalësojnë plakjen. Jeni të lejuar të hani sasi të mëdha të peshkut, proteinave dhe perimeve. Duhet t’i shmangni produktet si salcat, ëmbëlsirat, alkoolin dhe brumin. Duhet t’i konsumoni produktet e lejuara në një renditje të caktuar. Fillimisht, ju duhet ta hani ushqimin që përmban proteinë, pastaj hani fibra, pastaj karbohidrate. Kjo renditje ju ndihmon ta ngadalësoni procesin e absorbimit të sheqerit i cili kontribuon në depozitimin e dhjamit. Ju mund ta provoni këtë metodë për 3 ditë dhe nëse ju pëlqen, mund ta vazhdoni për një muaj.
Dieta e Paleolitit
Kjo dietë është krijuar nga nutricionistja amerikane Loren Cordain. Nëse e ndiqni këtë dietë, ju duhet të përqendroheni në mishra të papërpunuar, perime, fruta të thata. mjaltë, boronica e manaferra, kërpudha dhe peshk. Ju duhet të shmangni konsumimin e çdo ushqimi të përpunuar, produktet e bulmetit, sheqerin, kripën, ëmbëlsirat, etj.
Sipas Cordianit, këto produkte shkaktojnë probleme shëndetësore sepse janë në kontradiktë me strukturën gjenetike të qenieve njerëzore. Nëse ndaloni së konsumuari produkte të bulmetit, drithëra, etj., kjo mund të rezultojë në mungesë të kalciumit, hekurit dhe magnezit. Sasia e madhe e mishit dhe yndyrave të ngopura mund të shkaktojnë probleme në sistemin kardiovaskular.