26 orë na ndajnë nga shpallja e fituesit të Nobelit për Letërsinë dhe shtypi botëror rinis nga parashikimet që edhe këtë vit kanë Ismail Kadarenë mes protagonistëve. Redaktori i Letërsisë i gazetës zvicerane “Tages Anzeiger” e përmend gjeniun e letrave shqipe në listën e kandidatëve seriozë, bashkë me Milan Kunderën dhe Yan Lianken. Martin Ebel shkruan se Kadare meriton Nobelin, ndërsa argumenton se “shkrimtari më i madh i Shqipërisë ka kaluar nëpër përvoja intensive me sundimin totalitar”. Në Zvicër, Gjermani e Austri, Ebel konsiderohet si një prej kritikëve më të njohur letrarë.