Gossip

North West “thyen internetin” sërish! Vajza e Kim Kardashian shfaqet me diamante në dhëmbë?

North West, vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka ndarë postimin e saj të tretë në Instagram, vetëm pak ditë pasi hapi zyrtarisht profilin në rrjetin social, dhe vëmendja nuk ka munguar.

E vogla e famshme ka prezantuar një set grillz të personalizuara, të punuara nga argjendari i njohur i VIP-ave, Johnny Dang. Në disa foto, North shfaq me krenari dhëmbët e zbukuruar me diamante, duke kompletuar look-un e saj të guximshëm me flokët karakteristikë ngjyrë bruz.

Ajo ishte veshur me një kostum sportiv të bardhë me printime grafike të zeza, ndërsa stilin e mbylli me atlete të bardha Chrome Hearts.

Postimi u shoqërua vetëm me një emoji pikë uji, por mjaftoi për të grumbulluar afro një milion pëlqime në pak kohë.

Johnny Dang i ripostoi fotot, duke e quajtur krijimin e tij “1/1 shark grillz w/ baguette” dhe duke i uruar mirëseardhjen në “#flawlessgang”.

Edhe pse profili i saj është hapur më pak se një javë më parë, North ka arritur tashmë mbi 800 mijë ndjekës. Postimi i fundit përfshinte edhe poza nga avioni privat i nënës së saj, Kim Air, ku North shfaqet e kuruar deri në detaj, me grim të plotë, thonj të gjatë me dizajne 3D dhe një stil që po bëhet gjithnjë e më i komentuar.

Në komente nuk munguan reagimet nga emra të njohur: Erykah Badu la disa zemra blu, ndërsa influencerja Lil Tay shkroi “Swag overload”, duke marrë mijëra pëlqime.

Në biografinë e profilit theksohet se llogaria menaxhohet nga prindërit. Megjithatë, prania e saj në rrjete sociale ka sjellë edhe kritika, sidomos për stilin e saj të veçantë në një moshë kaq të re.

Pavarësisht debatit, Kim Kardashian dhe North i kanë quajtur këto reagime “një problem që nuk ekziston”.

Mesa duket, North West sapo ka nisur rrugëtimin e saj online, dhe interneti tashmë po flet vetëm për të.