Gossip

Vetëm 12 vjeçe dhe tashmë në Instagram? North West “thyen rregullat” dhe debuton me stil luksi?

North West, vajza e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka hapur zyrtarisht llogarinë e saj personale në Instagram, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale. 12-vjeçarja bëri debutimin me një fotografi të stilizuar, të shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë:

Postimi i parë

Në imazhin e publikuar, North shfaqet e veshur me një bluzë Balenciaga, minifund të zi dhe aksesorë, duke bërë shenjën e paqes dhe me një qëndrim të sigurt përpara kamerës. Në biografinë e profilit theksohet se llogaria “menaxhohet nga prindërit”.

Hapja e Instagramit nga North vjen pavarësisht qëndrimeve të mëparshme të babait të saj, Kanye West, i cili ka qenë publikisht kundër përfshirjes së fëmijëve në rrjetet sociale.

Në vitin 2022, reperi kishte deklaruar se nuk dëshironte që vajza e tij të përdorej në platforma si TikTok, duke shprehur shqetësim për ndikimin e tyre.

Lëvizja e fundit e North vjen gjithashtu pas disa postimeve të saj në TikTok që ngjallën debate, ku ajo u shfaq me tatuazhe dhe piercing të rreme, duke ngritur diskutime mbi kufijtë e përmbajtjes për moshën e saj.

Megjithatë, North West duket e vendosur të ndërtojë prezencën e saj në Instagram, këtë herë nën mbikëqyrjen e prindërve, ndërsa çdo hap i saj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike.