“Novavax” filloi testimin te njerëzit të vaksinës kundër koronavirusit, në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe sigurinë e saj. Kompania amerikane njoftoi se faza e parë u krye në Australi dhe përfshiu 130 persona të grupmoshës 18-59/vjeç. Faza e dytë do të zhvillohet në disa vende. Janë me dhjetra vaksinat në fazat e hershme të testimit, në Amerikë, Europë e Kinë, por nuk është e qartë nëse ndonjëra prej tyre do të funksionojë. Për secilën përdoren teknologji të ndryshme.