Gjatë ‘prime’ të mbrëmshëm, për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club në Top Channel për të dhe lidhjen e tyre më parë. Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.
Ditën e sotme, Gerta dhe Gjesti kanë debatuar lidhur me sjelljen e tij në raport me Eglin.
Gerta: Pse s’i thua asaj që kam ndjenja për ish-in, stop mos hajde në krevat.
Gjesti: Ku e di ti që kam ndjenja për ish-in? Çfarë po shpif?
Gerta: E di ç’domethënë që unë kam pëlqim fizik për të?! Është e shëmtuar që i thua ke pëlqim fizik. N’pazar je ti që ke tërheqje fizike? Është e turpshme. Pa pikë respekti.
Ditën e sotme, Gerta dhe Laerti kanë diskutuar, teksa banorja u shpreh lidhur me këtë trekëndësh dashurie.
Nuk prekeni fare në krevat e pyeta? Ne gudulisemi te këmba edhe puthemi tek qafa, kaq më tha Egli. Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh.
Ndërkohë, Laerti tha:
Kjo është hakmarrja ime tha ai, pra çfarë ke bërë ti me këtë vajzë qenka hakmarrja jote. Ai e tha qartë, kjo është hakmarrje siç ke bërë ti që s’ke patur mëshirë për mua, edhe unë në të njejtën mënyrë. I papjekur emocionalisht, kalama, ç’lidhje ka ai të dijë çfarë është marrëdhënia.