Gossip Showbiz

“Nuk dua pajtim” Brooklyn Beckham thyen heshtjen dhe shpërthen ndaj prindërve: akuza të forta!

Brooklyn Beckham ka bërë një deklaratë tronditëse, duke pranuar hapur se nuk ka asnjë dëshirë të riparojë marrëdhënien me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.

Ai i akuzon ata se kanë tentuar të dëmtojnë martesën e tij me Nicola Peltz dhe se për vite me radhë kanë kontrolluar mënyrën se si është paraqitur historia në publik.

Në një seri postimesh në Instagram, Brooklyn tha se ka zgjedhur të flasë pas një heshtjeje të gjatë, duke e cilësuar këtë si herën e parë që po mbron veten.

Nuk po kontrollohem nga askush. Për herë të parë në jetën time po flas për të mbrojtur veten

-shkroi ai, duke shtuar se prindërit e tij dhe rrethi i tyre kanë vazhduar të komunikojnë me median për të ruajtur narrativën publike, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas Brooklyn, përçarja në familje ka nisur rreth dasmës së tij në prill të vitit 2022. Ai pretendon se u vu nën presion për të nënshkruar të drejtat e emrit para ceremonisë dhe se refuzimi i tij ndryshoi rrënjësisht sjelljen e prindërve.

deklaratat e tij, ai akuzon gjithashtu Victorian se anuloi në momentin e fundit fustanin e nuses dhe ndërhyri në momente kyçe të dasmës.

Brooklyn nuk i kurseu kritikat as ndaj të atit, duke thënë se David Beckham refuzoi takime private dhe vendosi kushte për komunikimin, përfshirë edhe përjashtimin e Nicolës nga këto takime.

Ai theksoi se bashkëshortja e tij është trajtuar me mungesë respekti dhe se, sipas tij, në familjen Beckham shpesh imazhi publik ka pasur më shumë rëndësi sesa marrëdhëniet personale.

Brooklyn shtoi se largimi nga familja i ka sjellë qetësi dhe e ka ndihmuar të largojë ankthin që e shoqëronte prej vitesh.