Gossip

“Nuk ka bërë as gjynah, as krim” Miku i Mirit flet hapur për raportin me Selin dhe reagimin e bashkëshortes!

Situata e krijuar mes Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” vazhdon të ngjallë diskutime të forta në publik. Së fundmi, për këtë çështje ka folur edhe këngëtari Ronald Hysi, i njohur si Landi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”.

Si mik i afërt i Mirit, Landi ka dhënë këndvështrimin e tij për dinamikën mes dy banorëve, duke theksuar se nuk sheh asgjë problematike në situatën e krijuar.

Ai u ndal veçanërisht te martesa e Mirit, duke sqaruar se bashkëshortja e tij vjen nga një kulturë tjetër dhe se çifti ka një raport të shëndetshëm.

Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë

-u shpreh Landi.

I pyetur drejtpërdrejt nëse fakti që Miri dhe Seli flenë në të njëjtin shtrat përbën shkelje apo problem moral, këngëtari ishte i prerë në përgjigjen e tij.

Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim. Asnjëri nga të dyja palët nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes

-deklaroi ai.

Diskutimi u zhvendos edhe te bashkëshortja e Mirit, e cila ka qëndruar e rezervuar publikisht dhe për të cilën janë përhapur zëra se nuk ndodhet më pranë tij prej kohësh.

Sipas Landit, ajo ka reaguar vetëm një herë në rrjetet sociale dhe aktualisht po mendon një hap tjetër.

Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër

-tha ai.

Deklaratat e Landit kanë shtuar edhe më shumë diskutimet rreth marrëdhënieve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ndërsa publiku mbetet në pritje të reagimeve të tjera nga personazhet e përfshirë.