Në Rumani, protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë, sërish sfiduan autoritetet e vijuan dhe mbrëmë protestat. Ndryshe nga dy netë më parë ku në përleshjet me policinë, 450 persona u plagosën, kësaj here nuk u shënuan incidente. Në kryeqytetin Bukuresht protestuan 50 mijë vetë. Manifestuesit akuzojnë Qeverinë Rumune për korrupsion dhe se po dobëson sistemin e Drejtësisë në vend.