Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Nutricionistja Matina Çobo zbulon gjithçka që duhet të dini mbi kolagjenin!

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë mjekja nutricioniste Matina Çobo. Ajo ka folur më shumë mbi trendet në TikTok që i bëjnë jehonë marrjes së suplementeve dhe vitaminave. Por a janë ato të rekomandueshme dhe si ta kuptojmë që i kemi të nevojshme për t’i përdorur pa ndikuar negativisht në shëndetin tonë?

Ajo është ndalur po ashtu dhe tek kolagjeni, shumë i rëndësishëm për lëkurën dhe jo vetëm:

Kolagjeni, mbi moshën 25 vjeç, natyrshëm bie tek të gjithë njerëzit. Ashtu siç shumë prej qelizave të trupit tonë kanë një lloj degradimi me moshën, kolagjeni është një prej proteinave që humbet dhe denatyrohet, kështu që një suplement patjetër që na ndihmon. Ajo çfarë abuzohet është se jo të gjitha format e kolagjenit janë të mira për trupin tonë apo përthithen ashtu siç duhet. Kolagjeni duhet të jetë kolagjen Marine për të qenë forma më e mirë, më e shëndetshme dhe më e përthithshme për trupin tonë. Por le të themi që është një suplement i sigurt deri diku për t’u marë nga të gjithë mbi 25 vjeç, sidomos nëse keni problematik të caktuara si hollimi i flokut, i thonjëve, rrudhat në lëkurë, ose nëse jeni një individ mbi peshë, obezë. Kolagjeni padyshim që ka dhe disa nënforma, sepse nuk gjendet vetëm në lëkurë, por edhe brenda syrit, edhe në artikulacione, në muskuj. Pra kolagjeni është i pranishëm kudo dhe në varësi të problematikës që ju keni, për të cilën po e merrni këtë suplement, duhet zgjedhur dhe nënlloji i caktuar i tij.