OBSH ka ndryshuar kurs për sa i takon maskave mbrojtëse. Ajo tani inkurajon njerëzit ti mbajnë ato për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ndryshimi i politikës është një kujtesë tjetër e sfidave në ndryshim të vazhdueshëm me të cilat autoritetet janë përballur në luftën kundër virusit. Hidroksiklorina përbën një tjetër shembull. Studimet paraprake sugjeronin se ilaçi kundër malaries ndihmonte pacientët me CoVid-19 të shëroheshin më shpejt, por testime të mëtejshme e rrëzuan atë kërkim, me një studim madje që sugjeronte se ilaçi mund të ishte i dëmshëm. Kjo bëri që OBSh të pezullonte testimet e saj. Por, pasi studimi u tërhoq, OBSH tani thotë se do ti rifillojë testimet.
Ndërkohë Britania e Madhe i dha fund testimeve të saj të premten me kërkuesit që thanë se ilaçi nuk funksiononte kundër CoVid-19. Në nxitim e sipër për të zbuluar vaksinën, ngatërresat edhe mund të priten. Por shkencëtarët paralajmërojnë se ka pak vend për gabime nëse duam që të kemi vaksinën në janar.