Aktualitet

ONM rekomandon apelimin e vendimit të KPK-së për Zaganjorin

Këtë të hënë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Kreut të Gjykatës së Lartë. Vendimi për konfirmimin e Xhezair Zaganjorit në detyrë u mor më 24 korrik, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse ndaj tij, nga KPK. Të njëjtin ankimim ONM-ja ka bërë edhe për Kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja.