Aktualitet

Operacioni “Booking”, prangosen 3 shtetas në Durrës

Klononin karta bankare, tre shtetas u prangosën në Durrës në kuadër të operacionit policor  “BOOKING”. Kryesisht, në shënjestër kishin të huaj, ndërsa kanë përfituar 84 mijë euro. Nga hetimet rezultoi se dy femra të moshave 24 e 43-vjeçe, bashkëpunonin me një 31-vjeçar duke mashtruar të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Durrës “Për mashtrim kompjuterik”.