Bota

Amerikanët e mbijetuar nga rrëzimi i avionit, padisin kompaninë e fluturimit

11 amerikanë që i mbijetuan rrëzimit të avionit të “Aeromexiko”-s, në shtetin verior të Meksikës, Durango, ngritën padi ndaj kompanisë, në Çikago të Shteteve të Bashkuara. Mjeti fluturues u shkatërrua pranë  pistës, siç u deklarua, “Për shkak të motit të keq”. Por, paditësit nuk i besojnë këtij varianti. Të 103 pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan, duke u evakuar para se avioni të përfshihej nga zjarri.