Showbiz

Pagesën e “Sanremo” Georgina Rodriguez e dhuron për bamirësi

Ajo kërkoi një pagesë prej 149 mijë eurosh nga 25 që i ishin ofruar fillimisht.

Georgina Rodriguez nuk ishte aspak dakort me pagesën që i ishte përcaktuar duke kërcënuar se do të largohej nga drejtimi i natës së tretë të “Sanremo”.

Megjithatë, produksioni ra dakort edhe për faktin se i pranishëm në rresht të parë do të ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Georgina i ka habitur të gjithë pasi pagesën e festivalit e dhuroi për bamirësi. Shuma e majme do të shkojë për ndërtimin e një spitali për fëmijë në Torino.