Tech

Pajisja e cila është prioritet i CEO të Apple, Tim Cook!

Mark Gurman i Bloomberg ka zbuluar se CEO i Apple Tim Cook ka një obsesion të ri. Burime nga brenda kompanisë raportojnë se Cook është fokusuar në mposhtjen e Meta-s në treg me një palë syze inteligjente AR (Augmented Reality) lider në industri. Përpjekja e Apple në industrinë XR (Extended Reality) nuk shkoi mirë. Megjithëse Apple Vision Pro është një nga kufjet më të mira AR të disponueshme sot, nuk arriti të përmbushë pritjet e shitjeve.

Kjo ishte kryesisht për shkak të faktit se kufjet kushtojnë 3,499 dollarë dhe akoma më shumë në rajone të tjera jashtë SHBA-së. Megjithatë Apple është e bindur ashtu si Meta, Samsung dhe Google se XR është e ardhmja e teknologjisë. Bëhet e ditur se kompania ka punuar për një palë syze inteligjente AR për një kohë të gjatë. Nëse burimet e Gurman janë të sakta, atëherë Cook i ka bërë syzet një prioritet kryesor për Apple.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur përjashtimin e smartfonëve dhe kompjuterëve nga tarifat e reja që do të aplikohen për mallrat kineze. Ky vendim vjen në një kohë kur shqetësimet për rritjen e çmimeve për pajisjet elektronike janë shtuar, për shkak të prodhimit të tyre masiv në Kinë. Doganat dhe Patrulla Kufitare e SHBA shpallën të premten se smartfonët dhe kompjuterët, si dhe një numër pajisjesh dhe përbërësish elektronikë, do të përjashtohen nga tarifa globale prej 10% që administrata Trump kishte planifikuar të vendoste për shumicën e mallrave të importuara.

Po ashtu, tarifa 125% për mallrat kineze do të eliminohet për këto produkte. Ky vendim erdhi si rezultat i presioneve nga kompanitë e teknologjisë amerikane, të cilat kishin paralajmëruar se tarifat e larta mund të çonin në rritje të çmimeve për produktet e tyre dhe do të kishin një ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatorët.