Gossip

Pak pas dasmës Selena Gomez dhe Benny Blanco përjetojnë një moment të tmerrshmën? Çfarë?

Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj Benny Blanco janë përfshirë në një situatë të frikshme familjare, pasi nëna e producentit muzikor është bërë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e saj në Shadyglade Avenue, në Studio City, Los Angeles. Ngjarja ndodhi vetëm dy muaj pas dasmës intime të çiftit në Santa Barbara.

Mediat amerikane raportojnë se Sandra Levin, nëna e Blancos, po kalonte një mbrëmje të qetë në banesën e saj kur, rreth orës 21:30, dy persona hynë me forcë në shtëpi, duke thyer një derë anësore të ndërtesës.


E zënë në befasi, Levin vrapoi në katin e sipërm dhe u mbyll në banjën e një dhome gjumi, për t’u larguar sa më shumë nga ndërhyrësit.

Pak çaste më vonë, grabitësit u ngjitën lart dhe hapën derën e dhomës ku ajo ndodhej.


Nga frika, ajo hapi pak derën e banjës dhe pa përballë dy persona të panjohur, të veshur me rroba të errëta dhe me maska. Sapo e panë, ata u trembën dhe u larguan menjëherë nga banesa.

Sipas NBC4, ende nuk është bërë e ditur nëse autorët morën sende me vete apo jo, ndërsa identiteti i tyre mbetet i paqartë.

Fatmirësisht, nëna e Benny Blanco nuk ka pësuar lëndime fizike, por ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në familje. Autoritetet po hetojnë rastin dhe po punojnë për identifikimin e grabitësve.