Selena Gomez ka folur për herë të parë me më shumë detaje rreth jetës së saj martesore me producentin Benny Blanco, rreth dy muaj pasi çifti u martua më 27 shtator në Santa Barbara.
Në një intervistë për Apple Music me Zane Lowe, këngëtarja 33-vjeçare u shpreh se martesa ka qenë një përvojë edhe më e bukur nga sa kishte imagjinuar.
Deri tani ka qenë si një ëndërr e vërtetë
-tha Selena, duke pranuar se është e vetëdijshme që çdo marrëdhënie ka sfidat e veta, por theksoi se ndihet me fat që këtë kapitull të ri e ndan me Benny-n, të cilin e quajti “personi më i bukur për ta ndarë këtë udhëtim”.
Çifti, që e bëri publike lidhjen në dhjetor 2023 dhe u fejua një vit më vonë, duket se po shijon maksimalisht fillimin e jetës së përbashkët.
Pas dasmës intime në Santa Barbara, Selena dhe Benny janë parë në momente të qeta romantike, nga shëtitjet buzë detit te postimet plot përkëdhelje në rrjetet sociale.
Benny ka ndarë së fundmi një selfie me Selenën, ku e ka quajtur “princeshë e vërtetë e Disney-t”, duke emocionuar fansat që prej kohësh e kanë mbështetur lidhjen e tyre.
Selena rrëfeu edhe prapaskena nga periudha e përgatitjeve për dasmën, duke pranuar me humor se propozimi për martesë mund të mos kishte ndodhur sipas planit, pasi ajo kishte qenë shumë e lodhur pas një dite intensive xhirimesh.
Megjithatë, gjithçka shkoi siç duhej dhe sot çifti po shijon muajt e parë të martesës, duke e përshkruar këtë fazë si një periudhë të mbushur me dashuri, qetësi dhe mirënjohje.