Aktualitet Politikë

Paralajmërimi amerikan mbi rrezikun për sulme iraniane, Tritan Shehu: Reagimi i qeverisë vinte erë mendjelehtësi!

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, sot në fjalën e tij në Kuvend foli në lidhje me rrezikun për sulme iraniane, referuar deklaratës së djeshme nga Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë.

Një komunikim i djeshëm i qeverisë mbante erë mendjelehtësi dhe nënvlerësim. Rama duhet sot të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet e deputetëve, shqetësimet e tyre mbiu këtë çështje. Nuk ka një reagim adekuat të Presidencës dhe qeverisë për mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare.

E konsideroj serioz paralajmërimin e djeshëm të ambasadës amerikane. Nuk mund të thotë qeveria jonë nuk jemi informuar. Njoftimi duhet të vinte nga institucionet shqiptare jo nga ambasada.