Celebrities Fashion

Paraqitja e fundit e Meghan Markle e përfaqëson stilin mbretëror denjësisht!

I gjithë komuniteti i modës së Nju Jorkut e përqëndruan vëmendjen e tyre në Upper East Side të mërkurën në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘CFDA’, por në të gjithë qytetin në Muzeun Intrepid, pati një moment shumë të bukur të paraqitjes së dy yjeve që i mahnitën të gjithë të pranishmit pa frikë.

Kjo mbrëmje mund që pa frikë fare të konsiderohet ‘Gala’, kjo pasi ishte Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët bënë një hyrje madhështore me veshjet e tyre unike dhe të koordinuara mjaft bukur. Me kodin e veshjes së pallatit që nuk ishte më një faktor, çifti ishte i lirë që të zgjidhte. Si i tillë, Princ Harry kishte veshur një kostum të zi të thjeshtë me një papion, ndërkohë që ishte Meghan ajo që i mahniti të gjithë me një dizajn të personalizuar të Carolina Herrera nga Wes Gordon.

E guximshme sipas standardeve mbretërore, fustani i kuq prej mëndafshi paraqiste një dekolte dhe një bust shumë të bukur që theksonte belin e Meghan. Një e çarë që zbulon këmbët i shtoi shkëlqimin më tepër pamjes së ‘zjarrtë’. Si zakonisht, Markle iu përmbajt shijeve të saj minimaliste, duke mbajtur flokët e saj të lëmuara të kapura dhe duke vendosur bizhuteritë e saj pa harruar unazën e saj të martesës, byzylykët dhe vathët e saj delikatë me diamante. Markle e favorizoi modën përpara se ajo dhe Harry të tërhiqeshin nga detyrat e tyre zyrtare mbretërore. Të mahnitshëm teksa ecnin dorë për dore në tapet, çifti i dha ngjarjes një tjetër shkëlqim dhe një tjetër kuptim.