Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pak ditë më parë bënë me dije se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli. Së fundmi ylli portugez ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një fotografi shumë të bukur me vogëlushen, duke na emocionuar të gjithëve. Krahas fotos ai ka shkruar se:
Dashuri e përhershme.
https://www.instagram.com/p/Cc-IQ6OrDHL/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e432c277-edf8-46d1-a809-dba2a095fdbf
Pak ditë më herët ai publikoi një fotografi familjare me partneren dhe fëmijët e tij, teksa krah saj shkruante:
Shtëpi e ëmbla shtëpi! Gio dhe vajza jonë janë më në fund me ne. Duam t’ju falenderojmë të gjithëve për gjestet dhe fjalët e përzemërta! Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne e ndjemë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën e re që kemi mirëpritur në këtë botë.
Së fundmi, një mik i ngushtë i Georgina Rodriguez ka thënë se shpreson ta shohë sërish buzëqeshjen e saj shumë shpejt pas vdekjes së djalit të saj të porsalindur. Ivan Garcia, një nga miqtë e bukuroshes që u paraqit në shfaqjen e saj në Netflix “I Am Georgina”, pranoi se java e kaluar kishte qenë ‘shumë e komplikuar’ pas vdekjes së djalit që ajo priste me Cristiano Ronaldon.
Ndërkaq, sulmuesit të Manchester United, i është hequr detyra si ambasador bamirësie i “Save the Children” pas incidentit të fundit, sipas La Gazetta Dello Sport. Ylli i futbollit ishte i acaruar me performancën e skuadrës, ndërsa Everton fitoi 1-0 ndaj Manchester United dhe reagoi ashpër ndaj një tifozi. Videoja ku Ronaldo i heq nga dora telefonin një tifozi ndërsa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke ia thyer pajisjen, bëri xhiron e mediave.