Gossip Music

Misteri mori fund! Harry Styles “thyen heshtjen” pas 4 vitesh dhe zbulon albumin që po trazon rrjetin!

Pas katër vitesh larg skenës muzikore, Harry Styles ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij, duke shkaktuar një valë emocionesh dhe reagimesh mes miliona fansave në mbarë botën.

Njoftimi erdhi përmes rrjeteve sociale, aty ku këngëtari britanik vendosi t’i japë fund pritjes së gjatë dhe spekulimeve.

Artisti 32-vjeçar publikoi në Instagram kopertinën e albumit të tij të ri, të titulluar “Kiss All the Time. Disco, Occupationally”, një projekt me 12 këngë që do të publikohet më 6 mars.

Në imazhin që shoqëron njoftimin, Harry shfaqet duke kërcyer nën një top diskoteke, me syze dielli dhe një estetikë të theksuar retro, duke lënë të kuptohet se ky kapitull i ri do të jetë i mbushur me frymë disko dhe energji ritmike.

Rikthimi i Styles nuk erdhi krejt papritur. Prej javësh, fansat kishin vënë re një fushatë misterioze promovuese në disa qytete evropiane, ku postera me fraza si “Ne i përkasim njëri-tjetrit” dhe “Shihemi shumë shpejt”, vargje të njohura nga tekstet e tij, ishin shfaqur në rrugë, duke ndezur kureshtjen dhe teoritë për një projekt të ri.

Albumi i ardhshëm shënon kapitullin e katërt në karrierën solo të Harry Styles, i cili pas famës globale me One Direction, ndërtoi me sukses identitetin e tij si artist i pavarur.

Ai debutoi solo në vitin 2017 me albumin “Harry Styles”, për të vijuar me “Fine Line” në 2019 dhe më pas me “Harry’s House” në 2022, një projekt që dominoi listat muzikore dhe solli hite të paharrueshme si “Watermelon Sugar”, “As It Was” dhe “Sign of the Times”.

Pas një pauze të gjatë, rikthimi i tij po konsiderohet si një nga ngjarjet muzikore më të shumëpritura të vitit.

Me një imazh të ri, një estetikë të guximshme dhe një titull që ngjall mister, “Kiss All the Time. Disco, Occupationally” duket se do të shënojë një epokë të re për Harry Styles, duke e rikthyer atë në qendër të vëmendjes globale.