Aktualitet

Pas shiut, diell/Java mbyllet me mot të qëndrueshëm në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

Nuk mungojnë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika), më prezente në orët e mesditës deri në të pasdites, në relievet malore, në lindje të territorit. Më pas ka ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet i forcës 3-4 ballë. Temperaturat variojnë 0-17 gradë Celsius.