Trafiku i së dielës së Pashkëve u ndërpre në një autostradë pranë Lancasterit të Anglisë, pas një aksidenti. Bëhet fjalë për një aksident i cili thuhet se bllokoi qindra makina dhe shkaktoi vonesa të gjata të trafikut në zonë. Korsitë ishte thënë se do të qëndrojnë të mbyllura për orë të tëra dhe shoferët duhet të përdorin rrugë të tjera. Por ajo çfarë ra në sy në këtë situatë ishte se njerëzit, përkatësisht shoferët, të gjendur në një situatë të tillë gjetën kohë të luajnë futboll.
Ndërkaq, trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë. Krahas ndërtimeve të shumta, të cilave nuk po u përgjigjet zhvillimi i infrastrukturës, ka dhe një tjetër arsye të kësaj situate. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.