Sulmet talebane përgjakin Afganistanin, vriten të paktën 18 policë. Militantët sulmuan disa pika kontrolli në jug të kryeqytetit Kabul, si dhe në provincën Logar. Kohët e fundit, talebanët kanë intensifikuar goditjet kundër forcave afgane të rendit. Ndërkaq, pavarësisht se është folur shumë, ende nuk ka zhvillime konkrete për bisedime paqeje mes palëve.